Pasojat e krizës, 1 në 7 rusë jeton nën kufirin e varfërisë

19/01/2016 00:00

Pasojat e krizës ekonomike kanë filluar të ndjehen në jetën e përditshme në Rusi. Kjo pasi papunësia është rritur, çmimet gjithashtu, duke u shtuar deri në 13%.

Një në shtatë rusë jeton nën kufirin e varfërisë. Edhe pse presidenti Putin ka deklaruar disa herë se kriza ekonomike ka marrë fund, sipas një sondazhi aktual më shumë se gjysma e rusëve pret keqësimin e gjendjes.

Problemin më të madh e përbën rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë. Produktet si konservat e peshkut, sallatorë turshi apo majoneza janë shtrenjtar me 30%.

Edhe automjetet dhe pushimet jashtë janë bërë më të shtrenjta për rusët.

Top Channel