Interi i jep lamtumirën Guarinit

19/01/2016 00:00

Fredy Guarin do të luajë në Kinë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori i Interit do të nënshkruajë një kontratë me Jiangsu, nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.

Nga shitja e futbollistit kolumbian, Interi do të fusë në arka rreth 18 milionë euro. 29-vjeçari Guarin iu bashkua Interit në sezonin 2011-2012, kur u ble nga Porto.

Ndërkohë, Jiangsu kërkon edhe një tjetër futbollist nga Seria A. Bëhet fjalë për Gervinhon e Romës. Klubi kinez ka ofruar 10 milionë euro për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

Top Channel