Kosovë, aksident me dy të vdekur dhe 3 të plagosur

20/01/2016 00:00

Dy shtetas të Kosovës kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Ngjarja është konfirmuar për Top Channel nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Florije Ahmeti.

Zëdhënsja e policisë ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Llapnasellë. Ahmeti konfirmoi se njëra nga makinat e aksidentuara ishte me targa të Shqipërisë.

Vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve po trajtohet në emergjencën e Qendrës
Klinike Universitare të Kosovës.

Mjekja kujdestare e qendrës emergjente Nerxhivane Kadriu- Halimi, bëri të ditur për Top Channel se personi, i cili po trajtohet është i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1997 nga Gjakova. Gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet e marra në kokë, gjoks dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa personat e vdekur janë babai i të plagosurit dhe një mik i familjes.

Shkaqet e aksidentin janë të pa qarta, po punohet për zbardhjen e tyre.

Top Channel