Forumi Botëror i Davosit: Nuk janë ditët më të mira të ekonomisë globale

20/01/2016 00:00

Këto nuk janë ditë të mira për ekonominë globale, këtë e kanë konfirmuar delegatët që në ditën e parë në Forumin Botëror të ekonomisë, i cili po mbahet në qytetin Davos të Zvicrës.

Revolucioni i katërt industrialë ishte boshti kryesor i bisedave mes ekspertëve të ekonomisë e po ashtu sulmet terroriste, kriza e refugjatëve dhe zhvillimi shumë i shpejtë i teknologjisë bëri që të mblidhen bashkë në qytetin alpin zviceran shumë nga biznesmenët më të fuqishëm botërorë, udhëheqësit politikë apo edhe aktivistë të ndryshëm.

“Shumë marrëdhënie janë ndërtuar në këtë takim” dhe kryetari i firmës konsulente KPMG. Pjesëtarët mbrojtën argumentin se paqëndrueshmëria është ajo e cila kërcënon përkeqësimin e ndjeshëm të financave.

Tashmë edhe ekonomia kineze nga e cila ishin pritshmëritë më të mëdha nuk ka më rritje spektakolare. Për ekonominë kineze rritja në vitin që sapo u mbyll rritja ishte 6.9 përqind krahasuar me 7.3 përqind të vitit 2014, duke shënuar kështu ritmin më të ngadaltë në çerekshekulli.

Avancimi i Kinës do të ishte një shtysë e rëndësishme për ekonominë globale, ndaj dhe investitorët e shohin me shqetësim ngecjen e saj.

Po ashtu, nga ana tjetër paneli i Davos konstatoi se borxhet dhe kreditë janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që të ardhurat janë pakësuar duke nxjerrë kështu një bilanc negativ. Dilema që kishin ekspertët u vërtetua edhe me raportin e një dite më parë të “Oxfam”, i cili fliste për pabarazinë e madhe.

62 miliarderët më të pasur kanë të ardhura më të larta se sa gjysma e popullsisë globale. Po ashtu në Davos u theksua fenomeni se në vendet në zhvillim ekonomitë kanë pasur rritje të ngadalta ose në rastin më të keq nuk kanë pasur farë.

Maurice Obstfeld, krye-ekonomisti i FMN-së tha se tregjet financiare janë tronditur që në fillim të vitit dhe një balancim i tyre është një proces që do të marrë kohën e tij.

Në ditët në vijim panelit të madh të ekonomisë në Davos pritet t’u bashkëngjiten John Kerry, përfaqësues të Iranit dhe të Arabisë Saudite, si dhe Kryeministri izraelit.  

Top Channel