Pakistan, luftë në universitet; 20 viktima dhe 60 të plagosur

20/01/2016 08:10

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në Universitetin Bacha Khan, në Charsadda të Pakistanit, dhe kanë hapur zjarr ndaj studentëve, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe 60 të plagosur. Forcat e sigurisë ende po luftojnë me militantët, dy prej të cilëve janë vrarë sipas BBC.

Fillimisht, militantët kanë vënë eksplozivë në universitet para se të hynin brenda rreth orës 09:30 me orën lokale.

Në momentin e sulmit kishte më shumë se 3000 studentë dhe 600 vizitorë brenda kampusit, të cilët ishin të pranishëm për një recital poezie në përkujtim të ditës së vdekjes së aktivistit Bacha Khan.

Universiteti i sulmuar është i ri, i themeluar vetëm në vitin 2012.

Top Channel