Mesazhe të “nxehta” me të tjerë, burri nxjerr gruan nudo në rrugë

20/01/2016 00:00

Një video e postuar së fundmi “online” tregon se si një burrë poshtëron gruan e tij duke e detyruar të ecë nudo rrugëve, pasi e kishte kapur duke shkëmbyer mesazhe të “nxehta” me burra të tjerë.

Në video shihet burri duke ndjekur gruan, e cila mbulohet vetëm me një peshqir të bardhë dhe ecën e shokuar në trotuar.

Ai dëgjohet duke e sharë në spanjisht dhe duke e urdhëruar të hedhë peshqirin: “Hiqe peshqirin! Bashkëpuno, k…! Trego se çfarë je. Ec, ec! Shiko nga kamera dhe thuaj pse po e bën këtë”.

“Flisje me 7 burra të tjerë, ndërkohë që unë doja të martohesha me ty”, dëgjohet burri, ndërsa gruaja justifikohet duke thënë se vetëm fliste, nuk bënte seks me ta. Kjo e acaron edhe më shumë burrin, i cili ia kthen: “Oh, më fal, nuk paske bërë seks. Ama i dërgoje foto nudo”.

Mendohet se videoja është xhiruar në Nju Jork.

Top Channel