Tiranë, aksidentohet për vdekje 48-vjeçari

20/01/2016 10:35

Një 48-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës në kryeqytet, pasi është goditur për vdekje nga një automjet.

Informacionet e policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Një mjet i paidentifikuar, tip “Benz”, ngjyrë gri ka përplasur Aurel Gorçen, 48 vjeç, nga Tirana. Mjeti është larguar në drejtim të spitalit të Traumës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel