Demi Lovato siç e ka bërë natyra

20/01/2016 00:00

Ajo nuk ka frikë të tregojë asetet që i ka dhënë nëna natyrë. Dhe Demi Lovato tregon për fansat e saj në Instagram se është e lumtur që ata ta shohin siç është pa ndihmën e Photoshop-it.

Këngëtarja ka postuar në rrjetin social një foto të sajën me veshje intime të stilit të viteve ’50.

23-vjeçarja duket e mrekullueshme duke treguar format e saj. Në diçiturën e fotos shkruan: “Një foto pa Photoshop, sepse jam krenare të tregoj trupin në mënyrë natyrale (dhe ka ndriçim të mirë)”.

Ajo rrëfense po merrte pjesë në një set fotosh për Allure, dhe këtë foto e ka bërë në momentin e pushimit në tualet.

Tre muaj më parë ish ylli i Disney pozoi nudo për “Vanity Fair”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel