Do të jetonit me 1 mijë mace në shtëpi?

20/01/2016 00:00

Disa prej nesh janë të kënaqur të kenë vetëm një mace në shtëpi, por një 67-vjeçareje nuk i mjafton vetëm një.

Lynea Lattanzio, e cila jeton në një shtëpi me 5 dhoma gjumi, jeton vetëm me plot një mijë mace. Ajo ka një shtëpi private dhe i lë ato të ecin e të luajnë të lira në shtëpinë prej 390 metër katrorë.

Ajo nisi të kujdeset për macet që më 1992, dhe në fund të atij viti pati 96 mace. Më 1993 ajo u bë një ndihmëse veterinere për të mbajtur sa më të ulët koston e mjekimit të kafshëve ndërkohë që numri i maceve vazhdonte të rritej.

“Nuk besoj se ka njeri që ka jetuar për 24 vjet me 28 mijë mace”, ka thënë Lynea.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel