Dimri me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore ka prekur më rëndë Bashkinë e Dibrës. Kjo është një bashki që edhe pse nuk ka numrin më të madh të popullsisë, ka një shtrirje gjeografike të konsiderueshme.

Në disa zona, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 60 centimetra, ndërsa temperaturat kanë shkuar minus 10 gradë. Ndërprerja e reshjeve ka përmirësuar disi situatën, ndërsa puna e bashkisë është përqendruar në hapjen e të gjitha rrugëve.

“Ne kemi mbajtur kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e njësive administrative. Në përgjithësi zonat që kanë më shumë probleme janë ato më të thella si njësia administrative Lurë, Selishtë, Kalajë e Dodës, etj. Lidhur me mirëmbajtjen arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, ne kemi marrë masat e nevojshme përkundër vështirësive me qëllim që ato të fillimisht të kenë ngrohje dhe së dyti mjetet e nevojshme për të filluar mësimin si dyer e dritare”, deklaroi kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili

Janë hapur të gjitha shkollat, por për shkak të ngricave mësimi bëhet me orë të reduktuara. Me gjithë kohën e vështirë bashkia ka marrë masat dhe ka furnizuar shkollat me lëndë djegëse dru zjarri.

Top Channel