Irak, ISIS shkatërron manastirin 1400 vjeçar

20/01/2016 00:00

Pamjet satelitore konfirmojnë informacionet nga terreni se ISIS ka shkatërruar manastirin më të vjetër të krishterë në Irak. Manastiri i Shën Elijasë ngrihej mbi një kodër në afërsi të qytetit verior të Mosulit.

Ai ishte 1400 vjeçar. Pamjet e siguruara nga “Associates Press” tregojnë sidoqoftë se manastiri nuk është rrafshuar tani, por në fund të 2014-s, shumë shpejt pasi qyteti ra në duart e militantëve të grupit të dhunshëm xhihadist.

Një prift katolik nga Mosuli paralajmëroi se është historia e krishtërimit ajo që po zhduket barbarisht.

“Një veprim të tillë ne e shohim si përpjekje për të na dëbuar nga Iraku, për të na eleminuar, për të zhdukur ekzistencën tonë në këtë tokë”, tha At Paul Thabit Habib, i cili tani jeton në zonën e Irbilit të administruar nga kurdët.

Top Channel