Gabimi i 10-vjeçarit mysliman, alarmon policinë britanike

20/01/2016 00:00

Në Britani, një djalë 10-vjeçar mysliman që shkroi gabimisht se jetonte në një “shtëpi me terroristë”` gjatë një ore mësimi të anglishtës në shkollë, është marrë në pyetje nga policia.

Nxënësi i një shkolle fillore në Lancashire, sqaroi se kishte dashur të thoshte “një shtëpi me tarracë”, por ishte shprehur gabim.

Marrja në pyetje u bë në shtëpinë e djalit, ku policia kontrolloi dhe laptopin e familjes.

Që prej muajit korrik, mësuesit në Britani detyrohen me ligj të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë me sfond ekstremist.

Top Channel