Goditjet e dënimit, Zidane-Ronaldos: Shiko dhe mëso si shënohet goli

20/01/2016 00:00

Faqja sportive “Sportyou” raportoi se Zinedine Zidane i ka dhënë leksione yllit të skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo në goditjen e dënimeve.

Ronaldo po stërvitej në goditje standarde ndërkohë që trajneri francez iu afrua dhe i tha me shaka “Shiko dhe mëso si shënohet goli”, çka u kthye në një sfidë miqësore mes të dyve.

Zidane dhe Ronaldo provuan veten në dhjetë gjuajtje, me Zidane që nuk ka humbur klasin duke arritur të shënojë pothuajse në të gjitha tentimet, ndërsa Ronaldo shënoi vetëm dy gola.

Gjithsesi, portugezi nuk e ka marrë me te keq sfidën, përkundrazi ai e “shpërbleu” trajnerin duke e marrë në shpinë dhe duke e çuar në dhomat e zhveshjes.

Në fund të fundit kjo tregon se atmosfera është shumë mirë në kampin e madrilenëve, të cilët duket se janë të lumtur me trajnerin e ri. Mos të harrojmë se edhe Rafa Benitez i kishte kërkuar CR7-s të praktikonte më tepër goditjet e dënimit, por ky i fundit nuk ishte shumë i fryëmzuar.

Top Channel