Daçiç: Të zbusim marrëdhëniet politike me Shqipërinë

20/01/2016 15:40

Marrëdhëniet e tensionuara mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe deklaratat ndaj palëve politike duket se i përkasin një kohe të shkuar.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin tripalësh në Tiranë, Shqipëri-Itali-Serbi, minsitri i jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpreh për një zbutje të marrëdhënieve politike, duke shmangur mungesën e stabilitetit politik.

“T’i zbusim marrëdhëniet tona nga ana politike dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona, dhe në këtë kontekst presim të zbatohen të gjitha projektet që kemi diskutuar gjatë takimit tonë, duke përfshirë këtu edhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve. Ne vërtetë do të donim që të gjitha dallimet që ekzistonin mes nesh, t’i lëmë pas e të gjejmë një emërues të përbashkët. Të shmangim mugesën e stabiliteti politik”, u shpreh Daçiç gjatë konferencës së përbashkët.

Për marrëveshjen e njohjes së diplomave, Ivica Daçiç dha një përgjigje jo aq konkrete kur tha se po punohet, përkundër garancisë qv vendi i tij i mbahet pikë për pikë angazhimeve. Ndërsa u shfaq i prerë kur u pyet për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe me Kosovën. “Të zbatojmë atë çka është rënë dakort. Si Prishtina dhe Beogradi janë të detyruara të zbatojnë gjithçka”, tha ministri i Jashtëm serb.

Top Channel