Deputetët, inspektim në burgun e Fierit: Integrim për të amnistuarit

20/01/2016 00:00

Një grup deputetësh kanë vizituar ambjentet e burgut të Fierit. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë inspektimi i kushteve dhe verifikimi i respektimit të të drejtave të njeriut.

Një ditë para daljes nga burgu të të dënuarve që përfituan nga amnistia, deputetët kërkuan projekte për rehabilitimin social të tyre.

“Nuk do kish vlerë amnistia nëse këta persona nuk do të ndihen të rehabilituar, të paktën në mundësinë e punësimit dhe për t’i ndjekur nga afër për të përmbyllur me sukses gjithë procesin e rehabilitimit. Të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë, shkollat, institucionet, biznesi dhe komuniteti. Këta persona duhen pranuar në gjirin e shoqërisë, ne nuk mund t’i lëmë ata në mëshirën e fatit”, deklaroi deputetja e PS, Vasilika Hysi.

Burgu i Fierit është më i riu dhe me infrastrukturën më bashkëkohore në vend. Po ashtu, edhe me një kapacitet të lartë prej afro një mijë personash të dënuar.

Top Channel