Në Serbi sot është regjistruar dita me temperaturat më të ulëta që nga fillimi i vitit.

Termometri ka regjistruar mëngjesin e sotëm minus 30 gradë Celsius në lokalitetin Sjenicë dhe në rajonet përreth tij në Serbinë jug-perëndimore.

Temperatura shumë të ulëta janë verifikuar edhe në zona të tjera të vendit, që kanë variuar nga 10 deri në 20 gradë nën zero. Klima e ashpër dhe e thatë do të vazhdojë deri në fund të javës, kanë deklaruar autoritetet lokale.

Të shpeshta kanë qenë edhe apelet e tyre ndaj drejtuesve të automjeteve, për të bërë kujdes për shkak të pranisë së theksuar të ngricave në rrugë.

Top Channel