Favorizonin bizneset, ndalohen dy faturistë të OSHEE në Kavajë

20/01/2016 21:40

Dy faturistë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë ndaluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Kavajës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave faturistët e ndaluar janë shtetasit Ardian Dedej dhe Nebi Tahiraj.

Ata dyshohet se kanë favorizuar një biznes në këmbim të parave dhe rrjedhimisht akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Top Channel