ARRSH: Rrugët të kalueshme, akset rurale me zinxhirë

20/01/2016 22:20

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të mërkurën se të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.

Në qarkun e Shkodrës, qarkullimi i automjeteve në segmentin rural Bardhët-Iballë vijon me zinxhirë. Po ashtu, në qarkun e Kukësit, zinxhirët për drejtuesit e mjeteve rekomandohen në mënyrë të veçantë gjatë qarkullimit natën dhe në orët e para të mëngjesit.

Në Rrugën e Kombit nuk ka probleme, ndërsa në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi është me zinxhirë. Po ashtu, edhe në akset Korçë-Ersekë, Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë- Dardhë.

Top Channel