Barcelona e mposht Bilbaon edhe pa Messin

21/01/2016 00:00

Pasi e mundi 6-0 vetëm 3 ditë më parë, Barcelona nuk e ka pasur aspak të vështirë të fitojë sërish ndaj Bilbaos, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për Kupës e Spanjës me rezultatin 1-2.

Katalanasit e vendosën ndeshjen që në minutën e 24-t, duke shënuar dy herë. Fillimisht realizoi El Haddadi e më pas edhe braziliani Neymar, i cili në këtë takim pati peshën e sulmit të ekipit të drejtuar nga Enrique, duke qënë se mungonin Messi e Suarez.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, ndërsa në 45 minutat e dyta Bilbao ngushtoi shifrat me Aduriz, atëherë kur nuk kishte më kohë për të kërkuar barazimin, një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Edhe pse një fitore minimale, tashmë Barcelona do ta ketë më të lehtë kualifikimit kur të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Bilbaos në “Camp Nou”.

Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës u luajt edhe ndeshja Celta-Atletico Madrid,  e cila u mbyll pa gola. Një rezultat që favorizon udhëheqësit e La Liga-s, Atletico.

Top Channel