Lawrence në rolin e të dashurës së Fidel Castro-s

21/01/2016 00:00

Jennifer Lawrence është përzgjedhur për të luajtur në filmin “Marita”, një dramë biografike e të dashurës së Fidel Castro, Marita Lorenz, konfirmon “EW”.

“Soni Picture” ka bërë të pamundurën të sigurojë këtë projekt, i cili do të shkruhet nga skenaristi i “American Hustle”, Eric Warren Singer.

“Marita” është një kronikë e jetës së Lorenz, një gjermane e cila ka patur një romancë me Castro në filmin e revolucionit kubanez, kur ajo ishte 19-vjeçe. Pasi mbeti shtatzënë, ajo u detyrua të bënte një abort dhe u largua nga Kuba. Më vonë u raportua se Lorenz u rekrutua nga “CIA” për të vrarë Fidel Castro.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel