PD-ja kërkon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në një nga sheshet e Tiranës

21/01/2016 08:55

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projekt-rezolutën “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova” në 10-vjetorin e vdekjes.

PD-ja, në përkujtim të rolit dhe figurës së Rugovës, kërkon vendosjen në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës të shtatores së ish-presidentit të Kosovës.

Me iniciativën e Lulzim Bashës dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, që prej majit 2014 është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Rugova.

Shtatorja është vepër e skulptorit Idriz Balani dhe do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme.

Top Channel