Shndërrimi i jashtëzakonshëm i Penelope Cruz

21/01/2016 00:00

Penelope Cruz luan rolin e një gruaje që lufton me kancerin e gjirit në filmin me titull “Ma Ma”. Duke i dhënë rëndësi kësaj kauze, aktorja ka ndryshuar totalisht pamjen e saj, duke u shfaqur me kokën e rruar, ndërkohë që tregon gjoksin e saj për rolin e dhimbshëm.

Filmi është publikuar vitin e kaluar në Spanjë dhe tani është gati të publikohet në mbarë botën.

Teksa ka qenë e ftuar në një program radiofonik, vitin e kaluar, 41-vjeçarja është shprehur se të luante këtë rol ishte shumë e rëndësishme për të.

“Ky është një nga personazhet që do e luaj me kënaqësi sa herë që të më ofrohet. Rashë në dashuri me historinë e asaj gruaje, e cila është një perëndeshë”, shprehet Cruz.

Aktorja spanjolle luan Magdën në këtë film, një mësuese e papunësuar me një djalë të vogël, e cila përballon sëmundjen e kancerit me shumë optimizëm dhe kurajo.

“Nuk më interesonte fare se dukesha e shpifur me atë pamje të re, kështu që i mora përsipër rreziqet. Do bëja gjithçka për të përkujtuar të gjitha ato gra që përballen me këtë sëmundje”, shton aktorja e famshme.

Top Channel