Ndahet nga jeta kunata e Eminemit si pasojë e overdozës me heroinë

21/01/2016 00:00

Kunata e Eminemit raportohet të jetë ndarë nga jeta për shkak të një overdoze heroine.

Dawn Scott mësohet të jetë ndarë nga jeta ditën e martë, në një park në Detroit (SHBA).

Sipas “RadarOnline.com”, policia e Miçiganit ka konfirmuar lajmin se 40-vjeçarja ka vdekur si pasojë e përdormit të një sasie të lartë të heroinës.

Dawn ka qenë mikesha e Eminemit që kur të dy ata ishin të vegjël. Ajo është motra binjake e ish-bashkëshortes së tij, Kim Mathers.

Vetëm 4 muaj më parë Dawn foli rreth betejës së saj me drogën në një intervistë të dhënë për “Radar”, në të cilën tregoi gjithashtu se Eminemi dhe Kimi nuk po e ndihmonin aspak nga ana monetare.

Top Channel