George Clooney kritikon çmimet Oscar

21/01/2016 00:00

George Clooney është një tjetër personazh i famshëm që ka folur për ceremoninë e çmimeve Oscar, në lidhje me debatin që ka shpërthyer pas mungesës së regjisorëve dhe aktorëve me ngjyrë në kategoritë e nominimeve për të dytin vit rresht.

“Nëse kthehemi 10 vite më parë, “Academy” bënte një punë të shkëlqyer”, është shprehur Clooney për revistën “Variety”.

“Kujtoni se sa shumë afro-amerikanë nominoheshin. Mendoj se kanë shumë të drejtë, pasi industria nuk po i përfaqëson ata mjaftueshëm dhe kjo është shumë e vërtetë. Disa nga nominimet që më kujtohen nga viti 2014 janë Don Cheadle, Morgan Freeman dhe krejt papritur dy vitet e fundit kupton se po lëvizim në drejtimin e gabuar”, tha Clooney.

Aktori është i bindur që shumë personazhe të rëndësishëm janë lënë jashtë çmimeve Oscar, duke përmendur Will Smith dhe Michael B. Jordan. Por duket se Clooney nuk ka fajësuar drejtpërdrejt votuesit e “Academy”, pasi mendon që transmetimi i filmave afro-amerikanë është i limituar.

Top Channel