Shkelin moratoriumin e gjuetisë, gjoba dhe ndjekje penale

21/01/2016 13:25

Inspektorati i policisë pyjore ka evidentuar disa raste të shkeljes së moratoriumit të gjuetisë, si dhe ka ndëshkuar me gjoba shkelësit e ligjit.

Për L.M, inspektorati ka vendosur masë administrative me gjobë 100 mijë lekë. Gjithashtu ndjekje penale ka nisur për shtetasit Xh. K, H. SH dhe N. Gj. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe gjueti të paligjshme.

Top Channel