Shkencëtarët mund të kenë zbuluar planetin e nëntë

21/01/2016 00:00

Astronomët amerikanë këmbëngulin se kanë prova të fuqishme që në sistemin tonë diellor ekziston një planet i nëntë, i cili orbiton përtej Plutonit.

Ekipi i shkencëtarëve të Institutit Kalifornian të Teknologjisë, Caltech, ende nuk e vërteton dot me një vëzhgim të drejtpërdrejtë praninë e trupit qiellor dhe e mbështet pretendimin e tij mbi mënyrën sesi janë parë të lëvizin objektet e tjera të largëta.

Nëse teoria në fjalë rezulton e vërtetë, ky planet i hamendësuar do të ketë një masë 10 herë më të madhe se të Tokës.

Top Channel