Austria po mbyll dyert, zemërohet Athina

21/01/2016 00:00

Austria po teston një sistem të ri për menaxhimin e kufijve të saj, duke reduktuar numrin e pikëkalimeve kufitare në vetëm një, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Trupat ushtarake janë pozicionuar në Spielfeld në kufi me Slloveninë ku do të angazhohen për të ndihmuar policinë për kontrollin e emigrantëve.

Kancelari austriak, Werner Faymann, i cili u takua me udhëheqës rajonal në Vjenë, njoftoi të mërkurën vendi ka në plan të kufizojë kërkesat për azil në 1.5 për qind të popullsisë austriake.

“Nuk mund t’i pranojmë të gjithë azilëkërkuesit këtu në Austri”, tha Feyman i cili shtoi se qeveria ishte e përgatitur për të pranuar rreth 130.000 refugjatë me shumë deri në 2019. Sipas tij, Austia do të pranojë këtë vit vetëm 37.500 kërkesa për azil.

Vitin e kaluar më shumë se 1 milion emigrantë arritën nga deti në Europë, përmes shumë ishujve grekë. Mbyllja e mundshme e kufijve mund të zemërojë edhe më shumë Athinën, e cila ka paralajmëruar se nuk po i bën dot më ballë numrit rekord të të ardhurve në vend.

Ndërkohë të tjerë mendojnë se veprime të tilla kërcënojnë të ardhmen e vetë Unionit Europian.

Top Channel