Refuzohet pr.rezoluta e PD-së për shtatoren e Ibrahim Rugovës

21/01/2016 00:00

Projektrezoluta e Partisë Demokratike për të nderuar figurën e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, është refuzuar nga shumica parlamentare.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm ka refuzuar ta marrë në shqyrtim projektrezolutën e PD-së, ashtu siç u propozua në seancën plenare.

PD-ja kërkonte vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në një nga sheshet kryesore të Tiranës.

Seanca e së enjtes nisi pikërisht me debatin ndërmjet Palokës dhe Braçës për këtë projektrezolutë, që deputeti i PS-së e quajti “të turpshëm dhe të padenjë as për fëmijë të klasës së 9-të”.

Me kërkesë të Sali Berishës, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Top Channel