“Biip, biip”… prisni sa të kalojë gjyshja!

21/01/2016 00:00

Në të kalurën kemi parë qenë, mace, zogj, por edhe trenë, që kanë ndërprerë një ndeshje futbolli, por ajo çfarë shtyu gjyqtarin kryesor të një ndeshjeje amatore të kërkojë të ndalet loja ishte shumë e veçantë.

Një zonjë e moshuar me një bastun vendosi që t’i binte më shkurt, duke i hyrë fushës në mënyrë diagonale sepse dëshironte që të arrinte në destinacionin e saj më shpejt.

Por, zonja nuk e kishte idenë që po ndërpriste një ndeshje futbolli, ose kishte menduar se janë çunat e lagjes.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur në Greqi, në kampionatin e të rinjve, por ajo që është e sigurt mbetet fakti se gjyqtarit iu deshën të japë disa minuta shtesë për shkak të gjyshes.

Top Channel