Jennifer Lopez në çdo përformancë dëshmon se di të jetë në top formë. Edhe mbrëmja e Las Vegasit e titulluar “All I have”, konfirmoi edhe njëherë se JLo jo vetëm që këndon, por përformon si një balerinë profesionistë.

Nuk dihet nëse është ndikimi i të dashurit të saj balerin, Casper Smart, që e ka rikthyer JLo-në në formën e saj më të mirë skenike dhe artistike.

46-vjeçarja performoi hitet e saj më të mira, të gjitha të shoqëruara me koreografi dhe sigurisht me stile të ndryshme veshjesh, ku nuk mungoi sensualiteti. Disa javë më parë në një intervistë, JLo u shpreh se kishte një jetë që priste të realizonte një event të tillë kaq madhështor sikurse ndodhi në Las Vegas.
 
Prej vitit 1999, Lopez është kthyer ne interpretuesen më me ndikim në Amerikën Latine me mbi 60 milionë shitjet rekord.

Pas shfaqjes “All I have”, ajo u bashkua me të dashurin e saj për të cilin ka hedhur poshtë lajmet se do të martohen. Megjithëse këngëtarja latino-amerikane është shprehur se balerini 18-vite më i vogël se sa ajo, është edhe dashuria e saj e vërtetë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel