Hajduti godet nënën në sy të dy fëmijëve, e ndaloi të vidhte

22/01/2016 00:00

Një hajdut ka sulmuar një grua në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, duke e goditur atë në stomak e më pas e ka pështyrë në fytyrë, pasi ajo e ndaloi atë t’i vidhte një të moshuare.

Incidenti tronditës mësohet se ka ndodhur në qendër të Stokholmit, Suedi, në fillim të këtij muaji dhe u kap nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim në Suedi, ndërsa drejtuesi i hetimeve është betuar për arrestimin e hajdutit. “ Edhe nëse kjo do të jetë gjëja e fundit që unë do të bëj, do ta arrestoj atë”.

Në video duket një grua e moshuar duke ecur në një stacion metroje ndërsa nxjerr telefonin e saj nga çanta. Menjëherë pas saj vjen hajduti, i cili tenton të vjedh në çantën e saj të hapur, por ndeshet me reagimin e nënës, e cila e sheh atë dhe e ndalon të vidhte.

Autori i kësaj ngjarje ka reaguar menjëherë, duke mos kursyer as shkelmat ndaj nënës, ndërsa ka tmerruar edhe dy fëmijët e saj të vegjël.

Top Channel