Raporterët e Venecias drekojnë me kreun e Kuvendit

22/01/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur një drekë punë në një prej restoranteve të Tiranës me anëtarët e delegacionit të Venecias.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu në këtë drekë marrin pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Albana Shtylla, së bashku me Sokol Dervishaj, shef kabineti.

Sipas burimeve nga Kuvendi kjo drekë pune është kërkuar nga Meta në shenjë falenderimi për kontributin e ekspertëve të Venecias. Njëkohësisht një mundësi e mirë për të këmbyer pikëpamjet për procesin e reformës në drejtësi.

Pak më herët delegacioni i Venecias qëndroi në Kryesinë e Kuvendit ku për rreth tre orë zhvilloi një taki me ekspertët e nivelit të lartë.

Gjatë këtij takimi ishin edhe ekspertët e huaj të cilët janë pjesë e ekspertëve të nivelit të lartë.
Kjo drekë punë me Metën zhvillohet vetëm pak orë nga largimi i delegacionit të Venecias misioni i të cilëve përmbyllet me një konferencë për shtyp në ora 19:00.

Top Channel