Lezhë, shkollat pa ngrohje; mësimi bëhet i shkurtuar

22/01/2016 13:50

Temperaturat nën zero kanë nxjerrë në pah problemin e ngrohjes në disa shkolla në Lezhë, por edhe në rrethina.

Ka shumë shkolla të qytetit si ajo “Kolin Gjoka” dhe gjimnazi “Besëlidhja”, të cilat nuk kanë mundësi ngrohjeje e madje jo vetëm shkollat e ndërtuara prej vitesh, por edhe ato të ndërtuara vitet e fundit e që kanë kaldaja nuk funksionojnë, kjo sepse sipas burimeve nga pushteti vendor, janë jofunksionale.

Nxënësit e disa shkollave shprehen se i duhet të qëndrojnë në orë të mësimit të veshur me shall e kapuçë për të izoluar sadopak të ftohtin.

Në këto kushte, shkollat kanë zhvilluar proces të shkurtuar mësimor gjatë kësaj jave, gjë që konfirmohet edhe nga burime nga Drejtoria Arsimore Lezhë.

Top Channel