BE-ja, fond 81 milionë euro për Kosovën

22/01/2016 14:25

81 milionë euro do të investohen në Kosovë në fusha që prekin sundimin e ligjit, energjinë dhe bujqësinë e zhvillimin rural, si pjesë e programit të Instrumentit për Asistencë para-Anëtarësimit.

Fondi u miratua sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, programi do të përkrahë zbatimin e detyrimeve në kuadër të MSA-së, ku përveç këtyre sektorëve, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian, përafrimi ligjor me BE-në si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

78 milionë të tij janë investim i BE-së dhe 3 milionë të tjera do shtohen nga qeveria e Kosovës.

Top Channel