Formula 1 në dëborë

22/01/2016 15:35

Argëtimi në borë i Verstappen me Red Bull mund t’i kushtojë kësaj të fundit 30 mijë Euro.

Javën e kaluar piloti holandez zbriti në pistën e skive, Shtrif, në Alpet Austriake duke drejtuar makinën  RB7 me gomat që padyshim ishin me zinxhirë.

Ishte një ngjarje për promovimin e Çmimit të Madh të Austrisë dhe të pranishëm për ta ndjekur atë ishin 3500 persona.

Por kjo gjë nuk u prit mirë nga autoritetet lokale, të cilat duket se nuk e kishin dhënë miratimin e tyre dhe kjo mund t’i çojë ata që të vendosin gjobën prej 30 mijë eurosh ndaj Red Bull.

Sipas asaj që publikohet në median austriake, drejtuesi i këtij distrikti, mikael Berger, i kishte vënë në dijeni ata të Red Bull për pasojat që mund të vinin në rast se nuk merrnin miratimin e duhur për të bërë atë veprim të Verstappen, këshillë kjo që mesa duket nuk u mor parasysh nga skuadra 4 herë kampione e botës në Formula 1.

Top Channel