Teknologjia e vijës së portës në Euro 2016

22/01/2016 00:00

Teknologjia e vijës së protës do të shfrytëzohet në finalet e Euro 2016 këtë verë dhe në Champions League nga sezoni i ardhshëm. Ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i cili edhe është bërë publik ditën e premte.

Michael Platini, kreu i pezulluar i UEFA-s, kundërshtonte përfshirjen e teknologjisë së vijës së portës prej vitesh, duke thënë se ajo do të humbiste bukurinë e lojës.

Mirëpo, kjo teknologji ka dëshmuar të jetë shumë frytdhënëse duke shmangur golat fantazmë në kampionatet më të rëndësihme europaine, përfshirë atë anglez e italian, me Etrit Berishën që u bë “viktima” e fundit e saj kur goli i Lichtsteiner u quajt i rregullt në sfidën Lazio-Juve.

Pavarësisht përfshirjes së teknologjisë, do të ketë edhe gjyqtarë të portës të cilët do të keni më shumë “liri” për të vëzhguar se çfarë ndodhë në zonë.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori vendim që një kombëtare që do të jetë në Euro 2016 këtë verë të mund të zhvillojë dy miqësore me skuadra të tjera që janë gjithashtu në këtë eviniment, me kushtin që ato të mos jenë në të njëjtin grup.

Top Channel