Platinisë nuk i rrezikohet karrigia

22/01/2016 00:00

UEFA nuk do të zgjedhë asnjë zëvendësues të Michael Platinisë deri sa për këtë të fundit të jepet një vendim përfundimtar për akuzat e korrupsionit.

Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i organizmit më të lartë të futbollit europian. “Nuk do të ketë zgjedhje të reja për postin e presidentit të UEFA-s derisa Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të thotë fjalën e fundit”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ekzekutivit të UEFA-s.

“Shpresojmë që situata e presidentit të qartësohet në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në gjirin e familjes së madhe të futbollit europian”, përfundon deklarata për shtyp.

Platini u pezullua për 8 vjet për shkak të një transferimi prej 2 mln frangash zvicerane të bërë nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blater në vitin 2011.

Top Channel