Zgjedhjet për kreun e FMN-së, Christine Lagarde kërkon mandatin e dytë

22/01/2016 00:00

Christine Lagarde konfirmoi se e kërkon një mandat të dytë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shefja e FMN-së e bëri pohimin gjatë një emisioni në një televizion francez, ku muajin e kaluar, asaj iu kërkua të dilte në gjyq për neglizhencë lidhur me pagesat e kompensimit të bëra biznesmenit Bernard Tapie.

Aprovimin për këto pagesa, Lagarde e kish dhënë në vitin 2008, koha kur ka qenë ministre e Financave në Francë.

Mandati i saj aktual në krye të FMN-së skadon më 5 korrik dhe procesi për gjetjen e pasardhësit u çel zyrtarisht të mërkurën.

Top Channel