“Mea Culpa” e Nicolas Sarkozy

22/01/2016 19:00

“Mea Culpa”. Del të hënën në libraritë franceze “La France pour la vie”, libri përmes të cilit ish-presidenti Nicolas Sarkozy pranon gabimet gjatë mandatit të tij të parë në Elize dhe tenton kthimin përmes garës presidenciale të vitit 2017.

Në 260 faqe, mes rrëfimesh e reflektimesh mbi Francën, lideri i republikanëve tregon disfatën e tij në majt 2012 dhe kthimin në arenën politike pas dy vjet ndërprerje.

Por Sarkozy “zbraz thesin” edhe në aspektin personal. Me Hollande, për shembull, ai thotë se nuk ka asnjë “hesap për të larë” dhe asnjë dëshirë për hakmarrje.

Nëse ka një irritim, ai ka të bëjë vetëm me “sjelljen e tij me Carlan”, bashkëshorten e tij, ditën e dorëzimit të drejtimit të Elizeut. “Tek hyrja e pallatit presidencial pati një ftohje në kufijtë e mirësjelljes”, thotë Sarkozy në libër.

Top Channel