Hapet konkursi “#InstaKosova”

22/01/2016 00:00

Ministria e Jashtme e Kosovës dhe “British Council” ftojnë qytetarët e Kosovës, në vend dhe në diasporë, që të marrin pjesë në garën e tretë tradicionale “#InstaKosova”, dedikuar imazheve më të mira nga Kosova të botuara në rrjetet sociale.

Gara organizohet çdo vit në kuadër të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt. Kjo garë do të zgjasë deri më 1 shkurt 2016 dhe ministria i fton të gjithë të interesuarit që të publikojnë pamje të Kosovës, rajoneve, njerëzve, festave dhe ngjarjeve të ndryshme që kanë shënuar Kosovën në tetë vitet e fundit.

Fotot e përzgjedhura si fituese në edicionet e shkuara të “#InstaKosova” nuk do të kualifikohen për në garën e sivjetme, ndërsa nga autorët e fotografive kërkohet që t’i titullojnë ato dhe të përfshijnë edhe datën e fotos.

Fotot duhet të postohen në rrjete sociale Facebook, Tëitter, Instagram apo Flicker dhe me “hashtag”-un “#InstaKosova” apo “#InstaKosovo”.

Fotografia më e mirë do të shpërblehet me 500 euro, ndërsa autorët e 10 fotove më të mira do të fitojnë nga 50 euro. 100 fotot më të mira do të botohen në një libër ku do të përfshihen edhe fituesit e garës së vitit të kaluar “#KosovoinUNESCO”.
 
Gara “#InstaKosova” është pjesë e projektit të diplomacisë dixhitale, i sponsorizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhe i zbatuar nga “British Council”.

Top Channel