Spanjë, Rajoy heq dorë nga formimi i qeverisë

22/01/2016 21:45

Kryeministri në ikje i Spanjës, Mariano Rajoy ka hequr dorë nga marrja sërish e detyrës përpara Kongresit të deputetëve, duke refuzuar kështu propozimin e mbretit Felipe VI.

Megjithatë, Rajoy ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbetet “kandidat” për postin e pasardhësit të tij.

“Në këtë moment nuk jam në gjendje të marr përsipër detyrën. Jo vetëm që nuk kam një mazhorancë në favorin tim, por kam një mazhorancë tjetër kundër”, ka thënë ai.

Vendimi i Rajoy ka kapur të papërgatitur klasën politike në Spanjë dhe shtypin e këtij vendi, që parashikonin një përpjekje të parë të tij, pasi doli i pari po pa një mazhorancë në zgjedhjet e 20 dhjetorit, pavarësisht mbështetjes së disa partive të tjera.

Pallati mbretëror ka njoftuar se mbreti Felipe do të nisë një tur të ri konsultimesh me liderët politikë të mërkurën e ardhshme.

Top Channel