Basha: Askush s’i mbulon dot krimet e Tahirit. Rama, mercenarë në drejtësi

22/01/2016 21:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e së premtes me një deklaratë, duke thënë se, “nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykatës nën presion që mbulon mëkatet-krime të Tahirit”.

“Çdo shqiptar e di sot se “Audi” i tij me imunitete ministrore ishte taksia më e famshme e drogës në aksin Fier-Vlorë, një implikim skandaloz në narkotrafik, që në fund u detyrua ta pranojë dhe vetë ministri i Ramës në Top Story”, ka deklaruar Basha.

Ai është shprehur se, “ky është vetëm një episod i serialit të gjatë e të pandalshëm të paktit Tahiri-krimi, ku një nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave përmes zjarrvënies në laboratorin e policisë”.

“Ajo që valëvit pa turp sot si çertifikatë integriteti është veçse dëshmi se ku është katandisur vendi me këtë qeveri mafioze që sundon me krimin dhe që ka shërbëtoret e vetë në drejtësi, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar e të përulur para baronëve e kumbarëve në qeveri nga njëra anë, e gjakpirës të qytetarëve nga ana tjetër”, ka thënë më te Basha.

Ky soj mercenarësh në drejtësi, ka shtuar lideri i opozitës, është drejtësia e kapur që kërkon Edi Rama.

Top Channel