“Litvinenko” bashkon shtypin britanik: Përgjigje të fortë Rusisë

22/01/2016 22:40

Mediat britanike të linjave të ndryshme, mes të cilave “Times”, “Guardian” dhe “Daily Telegraph” i kanë kërkuar unanimisht qeverisë së David Cameron një përgjigje më të fortë ndaj Rusisë lidhur me çështjen Litvinenko.

Kërkesa ka ardhur pas publikimit të raportit përfundimtar mbi vrasjen e ish-agjentit sekret rus, që “mbase është urdhëruar” nga presidenti Vladimir Putin.

Edhe pse jo të gjitha gazetat ia kanë kushtuar faqen e parë këtij lajmi, në editoriale propozohen një seri masash ndaj Kremlinit, si sanksione të reja individuale dhe dëbimin e të gjithë diplomatëve rusë të identifikuar si agjentë të shërbimeve sekrete.

Në “Times” është publikuar edhe një deklaratë e Marina Litvinenko, e veja e agjentit të vrarë, që ka kërkuar “sanksione ekonomike specifike” dhe ndalimin e hyrjes në Britani të idividëve dhe organizatave, mes të cilëve presidentin Putin.

Top Channel