Ditë të vështira për Beyonce

23/01/2016 00:00

Ditë të vështira duket se po kalon çifti i mirënjohur dhe Beyonce dhe Jay Z.

Burime të afërta me këngëtarët thonë se Beyonce është shtatzënë me fëmijën e dytë, por ndërkohë, ky është një moment kritik për lidhjen e saj me reperin.

Mediat shkruajnë se ndoshta as sjellja në jetë e fëmijës së dytë nuk mund ta ribashkojë atë që është krisur, kur bëhet fjalë për një tradhti të Jay Z, të cilën 34-vjeçarja duket se nuk e ka toleruar.

Të martuar që prej vitit 2008 dhe prindër të vajzës Blue Ivy Carter, asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për mediat, teksa në intervistat e fundit të tyre kanë qenë të lidhura me karrierën.

Beyonce ka vonuar nxjerrjen e në treg të albumit të saj të 6, pasi siç shkruan “Daily Mail”, ajo po lë këngëtaren Adele të shkëlqejë, si edhe të shijojë famën e bujshme të kohëve të fundit.

Ndërkaq, albumi i fundit i Beyonce që ka nxjerrë në treg shiti gjysmë milion kopje vetëm në 24 orë. Ajo tashmë po punon intensivisht në studio për hite të reja. Por, këngëtarja e “Single Ladies” duket s epo pret momentin e duhur për të dalë fuqishëm në treg.

Top Channel