Jolie-Pitt do të shpërngulen në Angli

23/01/2016 00:00

Të qënit aktorë mesa duket nuk është aspak e thjesht sidomos nëse je i/e martuar me një të tillë. Për të patur sukses në mënyrë konstante duhet të kalosh shumë barriera, siç po kalon edhe çifti i famshëm Jolie dhe Pitt.

Duke filluar nga marsi i këtij viti Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të shpërngulen në kryeqytetin Anglez për një periudhë 6-mujore, në të cilën 52-vjecari do të jetë në xhirimin e filmit të tij të ri “EXTRAVAGANZA” ku do jetë jo vetëm protagonisti i këtij filmi, por njëkohësisht dhe producenti i tij. Ndërkohë, Angelina do të merret me çështje humanitare që do të përfshijnë emigrantët e Europës.

Për të patur siguri maksimale çifti ka nevojë për një rezidencë të sigurt për 6 fëmijët e tyre dhe një e tillë do të ishte perfekte nëse do të kishte një hyrje nëntokësore tregon Pitt për “USWEEKLY”.

Siç vepruan në vitin 2012, ata mund të marrin me qira një rezidencë që do t’u kushtonte $24.000 në muaj, pa përfshirë shkollimin e fëmijëve në kolegjin “Ly Lycw Francais”. Megjithatë ajo që na mbetet për të bërë është t’u urojmë fat dhe të presim rezultatet e projekteve të tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel