Nicki Minaj ka postuar në Instagram disa foto të saj shumë provokuese, ku bie në sy një foto ku këngëtarja pozon me një kostum të zi pas trupi, duke bërë stërvitje për krahët, ndërkohë që dekolteja e saj është krejtësisht e ekspozuar.

Gjithashtu, 33-vjeçarja postoi edhe dy foto të tjera me një kostum gri, në të cilat tregon format e saj.

Në fund të vitit të kaluar Nicki Minaj dha një koncert për diktatorin e Angolës, edhe pse aktivistët e të drejtave të njeriut i bënë thirrje këngëtares që ta anulonte shfaqjen në vendin e varfër afrikan.

Reperja kishte zgjedhur një kostum transparent për spektaklin e saj.

33-vjeçarja performoi në Luanda për festën e Krishtlindjes, e organizuar nga Unitel, një firmë që pjesërisht është e zotëruar nga presidenti Jose Eduardo dos Santos, i cili akuzohet për korrupsion.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel