Durrës, sekuestrohen 600 gramë heroinë, arrestohen 4 persona

23/01/2016 00:00

Policia e Durrësit ka njoftuar sekuestrimin e 600 gramëve heroinë dhe arrestimin e 4 personave.

Shtetasit e arrestuar janë Leonard Vangjeli, Endrin Hoxha, Idlir Topçiu dhe Adriatik Beli. Këta persona janë me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.

Policia sekuestroi edhe një makinë tip Benz me targa AA 557 GE dhe 7 aparate celularë.

Finalizimi i operacionit “Kumini” ka ardhur pas një hetimi 3-mujor me metoda speciale.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel