Ambasadori italian: Reforma në drejtësi duhet të bëjë bashkë palët

23/01/2016 00:00

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, komentoi reformën në drejtësi, duke thënë se ajo “është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të shqiptarëve dhe se populli duhet të angazhohet në të”.

Cutillo tha se renditet në krahun e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke i cilësuar si të duhurat.
Ai shtoi se është shpresëplotë që palët do të bëhen bashkë që të realizohet reforma në drejtësi brenda afateve të duhura.
 
Këto deklarata të ambasadorit u bënë pas viztës së kryer prej tij në Vlorë të premten.

Top Channel