Allegri drejt Chelseat

23/01/2016 00:00

Massimiliano Allegri drejt Chelseat. Ky është lajmi që ka pushtuar ballinat e gazetave sportive në ishull të cilët thonë se trajneri italian do të ulet në stolin e “bluve” nga sezoni i ardhshëm.

Kontaktet janë bërë që në fillim të këtij viti me Abramovich që ka dhënë “dritën jeshile” për të sjell Allegrin në “Stamford Bridge”.

Por, besohet se pëlqimi nuk është vetëm i njëanshëm, pasi edhe Allegri dëshiron që të marrë një skuadër në Angli dhe oferta vjen në kohën e duhur.

Allegrin e pret një kontratë prej 8 milionë eurosh në vit, ose dyfishi i asaj çfarë fiton sot me kampionët italian.

Top Channel