Stanislas Wawrinka dhe Andy Murray u kualifikuan në 1/8 e “Australia Open”, pasi fituan përballë kundërshtarëve respektiv Lucas Rosol dhe Joao Souza.
Britaniku mposhti në 4 sete portugezin Souza me rezultatin 6-2, 3-6, 6-2, 6-2 në një takim që zgjati 2 orë e 38 minuta. Murray zhvilloi ndeshjen në prani të së ëmes, por pa qenë në dijeni të asaj çfarë i kishte ngjarë vjehrrit të tij Nigel Sears.
Sears, që është edhe trajner i tenistes Ana Ivanovic, ishte ndier keq duke i rënë të fikët në tribunë.
Ndërkohë, Sanislas Wawrinka arriti fitoren e 400 në karrierë pasi mposhti Lucas Rosol me rezultat 6-2, 6-3, 7-6. Kundërshtari i ardhshëm i zviceranit është Milos Ranic që triumfoi përballë serbit Viktor Trociki 6-2, 6-3, 6-4.
Avancon edhe John Isner që kaloi në katër sete spanjollin Feliciano Lopez , me rezultatin që në fund tregonte 6-7, 7-6, 6-2, 6-4. Isner tani është në rrugën e përplasjes me David Ferrer që mposhti bashkëatdhetarin e tij Steve Johnson me rezultatin 6-1, 6-4, 6-4.
Top Channel